Siç njofton dogana, njësit e tyre menjëherë kanë organizuar një kontroll në lokacionin e dyshuar.
“Pas fillimit të kontrollës në lokacionin e dyshuar nuk janë gjetur cigare pa banderola por gjatë kontrollit të automjeti të dyshuarit janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit. Sasia totale ishte rreth 22000 copë cigare të llojeve si West, Dard, King, Bohemi, Winston, Trakadero. Automjeti dhe duhani janë konfiskuar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse dhe hetimore për prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Kurse sot në zbatim të urdhëresës së Gjykatës, është zhvilluar një kontroll në 3 lokacione të ndara, ku gjatë ushtrimit të kontrollit janë ndalur dhe sekuestruar:
- 870 kg duhan fletë.
- 280 kg duhan i grirë
- 2 makina për bluarjen e duhanit
- 1 pistoletë
Derisa bluarja dhe shitja në treg e këtij duhani në mënyrë te paautorizuar duke iu shmanguar të gjitha kontrolleve do të shkaktonte evazion fiskal për shumën e taksave në lartësi rreth 40000 €.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse sipas tyre vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.