Kapet sasi rekord droge! 4.4 ton kokainë, fshehur në kontenierët e miellit të sojës

4.4 ton kokainë- kjo është sasia rekord e sekuestruar nga autoritetet uruguajane; ngarkesë kjo më e madhja e kapur në historinë e vendit.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat lokale, kokaina ishte fshehur në katër kontenierë mielli soje, me një vlerë prej afro 1 miliard dollar. Droga u kap gjatë një operacioni të përbashkët mes marinës dhe doganierëve në portin e Montevideo-s. Në kontenierin e parë gjendeshin më shumë se 3 mijë pako me peshë 1.1 kg secila.

Mësohet se kokaina do të ngarkohej në anije për të shkuar më pas drejt Italisë. Ende nuk dihet origjina e kokainës, ndërkohë që ju kujtojmë se rekordi i mëparshëm i kokainës së kapur u vendos në muajin nëntor, ku u zbuluan plot 3 tonë!/TCH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme