Kapet shqiptari duke “ndihmuar” 9 bashkatdhetarë të tij për të kaluar kufirin

Foto Ilustrim

Policia Federale e Gjermanisë, të enjten ka ndaluar në autostradën A17, në afërsi të kufirit me Çekinë, një minibus të dyshimtë dhe dyshimi ka dalë i bazuar. Gjatë kontrollimit të bërë në vendparkim, ngasësi i makinës, një shqiptar 31 vjeçar, është identifikuar me dokumentet e tij të rregullta, shkruan focus.de.

Por në minibus gjendeshin edhe dy familje me gjithsej katër fëmijë, të gjithë shtetas të Shqipërisë. Gjatë marrjes së tyre në pyetje rezultoi se shtetasit shqiptarë në fjalë nuk kishin të holla të mjaftueshme me vete që të mundesn të qëndrojnë legalisht në Gjermani, thonë në polici.

Veç kësaj, ata kanë bërë para policëve deklarime të pabesueshme rreth synimit të tyre për të shkuar në Luksemburg, transmeton albinfo.ch. Hetimet e policisë të bëra në Luksemburg kanë treguar se rezervimet e dhomave të hotelit në Luksemburg tashmë ishin anuluar.

Bazuar në të gjitha rrethanat e përmendura, kundër shoferit shqiptar u iniciua një procedurë penale lidhur me dyshimin për trafikim me shtetas të huaj.

Të gjithë personave nga Shqipëria që ndodheshin në makinë, gjithsej 9, iu ndalua hyrja në territorin gjerman, përcjell albinfo.ch. Pas përfundimit të përpunimit të të dhënave policore pasoi dëbimi i tyre në Çeki, prej nga kishin provuiar të hynin në Gjermani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme