Kaq është rritur numri i personave të prekur nga fruthi në Kosovë

Sëmundja epidemike e fruthit këtë vit ka prekur mbi afër 1 mijë persona në Kosovë.

Për shtatë muaj janë trajtuar gjithsej 953 raste në Klinikën Infektive të QKUK-së. Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani.

Ramadani ka thënë se prej këtyre rasteve ambulatore kanë qenë 434 raste, ndërsa 519 kanë qenë hospitalore.

“Ambulantore kanë qenë 434 raste të trajtuara, ndërsa të shtrirë në klinikë kanë qenë 519 raste, të cilët kanë qenë me tablo klinike të rëndë dhe shumica edhe me ndërlikime të ndryshme”, ka thënë ai në një përgjigje për Indeksonline.

Brenda këtij viti, muaji më me së shumti raste të fruthit është tetori, ku gjithsej kanë qenë 248 të sëmurë dhe të mjekuar në klinikën infektive, ndërsa muaji me pak raste ka qenë korriku me vetëm një rast.

“Sipas muajve kemi këtë renditje, në qershor janë shënuar rastet e para të këtij viti, ku me 23 qershor janë paraqitur 7 raste në Suharekë, korrik 1 rast, shtator 2 raste. Ndërsa, tetori me numër të madh të këtyre rasteve me 248 të sëmurë dhe të mjekuar në klinikë, nëntor kanë qenë në trajtim klinikor 224 raste, në dhjetor 37 raste të trajtuara që edhe ende janë në mjekim.

Pritet që ky numër të jetë më i vogël sepse planifikohen të lirohen nga klinika disa nga këta të sëmurë gjatë ditës”, është shprehur Ramadani.

Ndërsa, prej datës 5 dhjetor deri me sot janë gjithsej 11 raste, prej tyre 5 të hospitalizuara dhe 6 raste ambulatore.

Ramadani ka thënë se në bazë të këtyre të dhënave për secilin muaj, ka një pamje të sëmundjes epidemike të fruthit.

Në Kosovë, vaksinimi i obliguar kundër fruthit ka filluar në vitin 1971, i cili e ka përmirësuar shumë gjendjen epidemike me këtë sëmundje.
Por, përkundër kësaj, Kosova ka pasur një shkallë më të lartë të vdekshmërisë nga kjo sëmundje, në krahasim me vendet e rajonit.
Mirëpo, kujtojmë që nga viti 2007 deri në vitin 2017 nuk ka pasur raste të fruthit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme