Kaq masa janë shqiptuar dje në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 105 gjoba, prej të cilëve 17 janë për tejkalim shpejtësie, 7 për vozitje pa leje dhe 7 për motoçiklistët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 9 masa për përdorim të telefonit, 6 për kalim në të kuqe dhe 4 për shoferët fillestarë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme