Kaq minuta duhet të prisni në Tabanoc

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha për pritje dhe dalje është rreth 60 deri 90 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 deri 40 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektim të sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme