Kaq shumë duhet të shpenzojë Manchester United për Harry Kane

Shpenzimet marramendëse që duhet t’i bëjë Unitedi për Harry Kane.

Manchester Unitedit mund t’i duhet të paguajë deri në 300 milionë funte (342 milionë euro) nëse dëshiron ta sigurojë nënshkrimin e Harry Kane për pesë vite.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur është lidhur me një kalim në Old Trafford, pasi Djajtë e Kuq po i shqyrtojnë opsionet për fazën ofensive.

Trajneri Erik ten Hag dëshiron ta forcoje sulmin, ndërsa futbollisti anglez është i dëshmuar në Ligën Premier. Megjithatë, Unitedi duhet të paguajë shuma marramendëse për ta pasur Kane në radhët e veta.

Në rast të shitjes, Spursat do të kërkojnë 120 milionë funte (136.5 milionë euro) për 29-vjeçarin, bën të ditur Daily Star.

Kapiteni i Anglisë kishte kërkuar 375.000 funte (427.030 euro) në javë kur kërkohej nga Manchester City, ndërsa thuhet se ai do të kërkojë rreth 400.000 funte (455.497 euro) në javë te Djajtë e Kuq. Kjo është shuma pa i përfshirë bonuset që rëndom një futbollist mund t’i dyfishojë të hyrat nëse arrihen objektivat e klubit dhe ato personale.

Kane, i cili e ka kaluar gjithë karrierën profesionale te Tottenhamit, pritet ta informojë klubin nëse dëshiron ta vazhdojë karrierën diku ku mund të fitojë trofe.

Por, siç transmeton The Mirror, duke përfshirë çmimin e shitjes, rrogën bazë dhe shpenzimet për bonuset dhe shtesat, për një kontratë pesëvjeçare – Manchester Unitedi do të duhej të shpenzonte deri në 300 milionë funte (342 milionë euro) për shërbimet e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme