Karakaçanov: Shkupi ta zbatojë Marrëveshjen! “Elita politike në Maqedoni, prodhim i antibullgarizmit jugosllav”

Dy shtete, në të cilat jeton një popull, që flet një gjuhë. Kështu zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, e sheh Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke folur në Televizionin nacional bullgar ai tha se politikanët e Shkupit po besojnë se mund të hyjnë në Bashkimin Evropian me politikat e vjetra të kominternit jugosllav, e nga kjo pozitë më pas normat e tyre t’i imponojnë Bullgarisë.

“Sa i përket të ashtuquajturit “minoritet maqedonas”, përfshirë edhe pretendimin e palogjikshëm se popullsia në rajonin e Bllagoevgradit ta mësojë të ashtuquajturën gjuhë maqedonase që është krijuar në vitin ’45 dhe fatkeqësisht absurde të tilla mund të ekzistojnë vetëm në trurin e Kominternit, e fatkeqësisht elita politike në Maqedoni është prodhim e asaj ideologjike kominterno-jugosllave të antibullgarizmit”, tha Krasimir Karakaçanov – Zëvendëskryeministër i Bullgarisë.

Bullgaria insiston që Republika e Maqedonisë së Veriut ta zbatojë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, tha Karaçanov, duke shtuar vendi i tij çdoherë e ka ndihmuar Maqedoninë. “Ne të parët i njohëm, i ndihmuam financiarisht, i ndihmuam edhe ushtarakisht gjatë embargos jugosllave. Presim raport kolegial, por morëm lojëra prapa skenave”, theksoi Karakaçanov.

Ditë më parë, kolegia e tij zëvendëskryeministre dhe njëherazi edhe kryediplomate e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, porositi se Bullgaria nuk do t’i thotë “po” Maqedonisë së Veriut përderisa në kornizën negociuese nuk sheh garanci se Shkupi zyrtarë do të plotësojë të gjithë pikët nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë.

“Nëse shohim garanci në kornizën negociuese, Bullgaria është çdoherë e gatshme të thotë PO, por jo nën presion. Ata shpresojnë se do të ketë presion, mes tjerash, sipas meje, z. Vasillev. Ata me të vërtetë shpresojnë, se dikush, nuk e di kush, Uashingtoni, Berlini, do të vijnë ta qortojnë Bullgarinë dhe Bullgaria do të harrojë interesin nacional dhe do të thotë PO pa bërë ata asgjë”, u shpreh Ekaterina Zaharieva – zëvendëskryeministre e Bullgarisë.

Përfaqësuesi i posaçëm i Maqedonisë së Veriut për negociata me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, para disa ditësh i dorëzoi Sofjes zyrtare “non-paper-in” me të cilin Shkupi zyrtar tregon se nuk ka pretendime territoriale dhe se angazhohet për respektimin dhe realizimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme