Kardianli McCarrik jep dorëheqje pas skandalit për abuzim seksual

Papa Françesku e ka pranuar dorëheqjen e kardinalit amerikan, Theodore McCarrick, i cili u akuzua se e kishte sulmuar seksualisht një adoleshent afër 50 vjet më parë.

Ish-kryepeshkopi i Uashingtonit duhet po ashtu që ta bëjë “pendesën dhe lutjen”, në pritje të gjykimit kanonik, ka thënë Vatikani.

Muajin e kaluar, zyrtarët e kishës amerikane kishin thënë se këto supozime ishin të besueshme. Në anën tjetër, McCarrick ka thënë se “nuk i kujtohet”abuzimi i supozuar.

McCarrick ishte njëri nga kardinalët më me nam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është njëri nga liderët e profilit më të lartë që përballet me këto akuza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme