Kasami: 100 euro për çdo femijë që regjistrohet në klasë të parë

Me qëllim lehtësimin financiar për shpenzimet e prindërve të cilët regjistrojnë fémijët e tyre në klasë të parë, komuna e Tetovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për çdo fëmijë që do të regjistrohet në shkollë deri më datën 20 qershor.

“Në Këshillin Komunal kaluam unanimisht vendimin për subvencionimin e të gjithë nxënësve që regjistrohen në klasë të parë në shkollat e komunës së Tetovës për çka falenderoj të gjithë këshilltarët për kontributin e tyre. Filloristët e rinj do të marrin vauçerë me vlerë prej 100 euro në kundër vlerë denarë. Subvencionimi vlen pér të gjithë nxënësit që do të regjistrohen deri më 20 qershor ndërsa vauçerët do shpërndahen në fillim të muajit korrik të këtij viti”, deklaroi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme