Kasami: BESA fituese te shqiptarët

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se fituese e këtyre zgjedhjeve në kampin politik shqiptar është Lëvizja BESA.
“Duke pasur parasysh se BDI ishte në koalicion me LSDM, kjo i bie që BESA është partia e parë shqiptarë në Maqedoni. Nga votat e numëruara deri tani ne kemi rritje të dyfishtë dhe kjo na bën partinë e parë shqiptare. Gjëja e dytë është se tash më skena politike në Maqedoni është rikongofiguruar se BESA shkon në shumicën e komunave në balotazh dhe na bën pretendente serioze për të marrë këto komuna”, ka thënë Kasami.>Ai tha se BESA shkon në balotazh në Likovë, Cair, Saraj, Studeniçan, Zhelinë, Tearcë dhe Tetovë.
“Me këtë rast më lejoni të potencoj se Kërcovë është fituar dhe është meritë e gjithë shqiptarëve. Ky është plafoni i votave që i ka marrë LSDM-BDI ndërsa BESA ka vota opozitare rezervë me të cilat shkon në balotazh. BDI mund ta fitoj më shumë vetëm më ndihmën e VMRO-së, ndryshe me votat shqiptare fitimtarë jemi ne. Urime dhe shihemi në fitoren përfundimtare të 29 nëntorit”, ka thënë Kasami gjatë konferencës për shtyp.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme