Kasami del vet në teren për t’i parë mbeturinat inerte: Do të ketë mbikëqyrje me kamera

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, doli sot në teren, inspektoi gjendjen mbi urën në hyrje të qytetit, aty ku qytetarë të pandërgjegjshëm po hedhin mbeturina të ndryshme, përfshirë edhe ato inerte, shkruan Alsat.

Kasami u apeloi qytetarëve që mos të hedhin mbeturina, ndërkohë paralajmëroi edhe vendosjen e kamerave.

“Pas alarmimit të situatës nga opinioni për këtë pikë në hyrje të Tetovës, si autoritete lokale, reaguam menjëherë për të pastruar këtë deponi ilegale që u krijua pas pastrimit të mëhershëm që u bë nga Ndërmarrja. Kjo është një pamje që nuk na ngjan neve dhe Tetovës andaj lutemi që të mos përsëritet. Por, siç u paralajmërua nga inspektorati ditë më parë, hedhja e mbetjeve në këtë pikë dhe tjera ku nuk e kanë vendin mbetjet, do vazhdohet me marrje masash dhe dënime.  Komuna e Tetovës bashkë me inspektoratin do shtoj kontrollet dhe do ketë edhe mbikëqyrje me kamera, dhe gjithë ata që do kapen duke hedh në këtë pikë që është pamja e Tetovës dhe pamja e qytetit tonë, do merren ndaj tyre masa rigoroze”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme