Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në ‘RTK Prime’ ka deklaruar se është biseduar që kryetari i Aaleancës për Shqiptarët të jetë kandidati për president në këto zgjedhje.
“Po është biseduar që Taravari të jetë kandidat për president dhe shihet si kandidat i përshtatshëm për të qenë edhe kandidat shqiptar në këto zgjedhje”, ka deklaruar Kasami.
Sipas tij, BDI-ja nga frika i është kthyer retorikës nacionaliste.
“BDI-ja po i kthehet retorikës së luftës, retorikës kombëtarë. Kjo retorikë nuk ishte në fushatën e kaluar kur BDI kishte një komoditet, merrej me fushata të gjelbërta, tash që e ka kapur paniku i është kthyer retorikës së luftës. Besoj se çështjet e nacionalizmit do kthehen fuqishëm vetëm në një qeverisje VMRO-BDI”, theksoi Kasami.