Kasami: Kërcënimi ndaj Taravarit është çnjerëzor

Në një status të publikuar në profilin e tij në Facebook, Bilall Kasami ka shkruajtur mbi kërcënimet e bëra ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke i cilësuar ato si “veprime çnjerëzore, anti-evropiane dhe kriminale”.

“Të tentosh të frikësosh një kryetar partie, vetëm se ndan mendim ndryshe, do të thotë se shoqëria jonë ndodhet në një situatë tepër të rëndë të sigurisë, se sistemi i shtetit nuk funksionon dhe se demokracia është inekzistente” shkruan ai.

Kasami ka vlerësuar se kërcënime të tilla pushtit aktual i ka ardhur fundi për të mbajtur karriget e tyre, ai gjithashtu thekson se ky akt i tejkalon edhe veprimet diktatoriale ruse.

“Me këtë veprim i dhatë edhe një forcë dhe vullnet më të madh opozitës dhe qytetarëve anti BDI që të jenë sa më aktiv dhe më 8 maj, regjimi hibrid LSDM-BDI të bjerë, kërcënuesve tu hapen dyert e burgut dhe qytetarët të lirohen nga kthetrat e diktaturës enveriste që po tenton çdo ditë e më tepër të instalohet në sistemin e shtetit” shton ai

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme