Kasami: Me 11 dhjetor do t’i heqim qafe shërbëtorët shqiptarë të Gruevskit

“Ne perballemi me më të rëndën që mund të përballet një popull – me përbuzjen që na e bënë ata të cilëve iu besuam dhe i votuam në të kaluarën! Andaj, Lëvizja BESA fitoren e 11 dhjetorit nuk e bazon në numrin e deputetëve, por ne rikthimin e dinjitetit që këtij populli ia vodhën hajdutët e BDI – së.
Unë më shumë se kryetar i Lëvizjes BESA që do t’i fitojë zgjedhjet e 11 dhjetorit, ndjehem si njëri nga qindra mijëra votuesit që në ditën e zgjedhjeve do ta rikthejnë dinjitetin dhe do t’i heqin qafësh përbuzësit më të mëdhenj të shqiptarëve të Maqedonisë – shërbëtorët shqiptarë të VMRO – DPMNE’së.
Levizja BESA nga dita në ditë fuqizohet dhe bëhet forca e vetme që mund t’i rikthejë vlerat më të larta, që e shpëtuan shqiptarinë edhe atëherë kur nuk kishte as parti dhe as institucione siç është vetë BESA dhe vlerat e shenjta familjare dhe njerëzore”, ky ka qenë reagimi i kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas publikimit të anketës së Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM).

Ky institut, i cili njihet për saktësi maksimale, në anketën të publikuar ka bërë të ditur se BDI dhe BESA janë në garë të ngushtë në këto zgjedhje me një diferencë minimale./Sakte.net