Kasami: Misioni i Besës – fuqizimi i identitetit shqiptar në Maqedoni

Nuk kemi as edhe një interes më të vogël që të bëhemi pjesë e një qeverie që do të bëhej me politikanë të inkriminuar dhe të dyshuar nga Prokuroria Speciale. Kështu ka deklaruar lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në intervistën për Revistën SHENJA, në të cilën ka shtuar se ata nuk mund ta marrin barrën e qeverisjes pa diskutim të platformës së tyre RIDEFINIMI si dhe pa qenë transparente dhe e afatizuar ajo marrëveshje.

“Në të kundërtën, do ta pranojmë rolin e opozitës dhe mendojmë se edhe nga ai pozicion mund të ndihmojmë shumë. Ju mund ta shihni edhe këto ditë se 5 deputetët e koalicionit “Rilindje me BESË” janë gati se vendimtarë për qeverinë e ardhme, që nënkupton se ata do të jenë çelës edhe për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Shikuar nga ky këndvështrim dhe duke i parë numrat e partive të tjera, por edhe qëndrimet e tyre ndaj pikave që i përmenda më sipër, është shumë vështirë të pritet një koalicion qeveritar ku do të ishim të përfshirë edhe ne”, ka thënë në intervistën për Revistën SHENJA, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Duke folur mbi takimin e thirrur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Kasami tha se ata nuk dëshirojnë të legjitimojnë dikë që akoma dëshiron të shtiret si mbrojtës i interesave shqiptare.

“Ai nuk ka as legjitimet politik, e aq më pak, të drejtë morale për të iniciuar takime të tilla. Jo më larg se një javë para atij takimi ai na e mori një deputet dhe ia dha VMRO-DPMNE-së, ndërsa pastaj na fton në takim, goja me agjendë shqiptare. Ne i thamë atij dhe të tjerëve që shkuan në takim: i mbështesim të gjitha nismat dhe marrëveshjet që mund të burojnë nga ai takim në interes të çështjes shqiptare në Maqedoni, por nuk mund të ulemi në një tavolinë me ata që kanë abuzuar kaq rëndë dhe kaq ulët me interesin shqiptar në Maqedoni“, ka thënë më tej Kasami.

Bilall Kasami tha se misioni historik i partisë që drejton është ngritja, afirmimi dhe fuqizimi i identitetit shqiptar në Maqedoni si identitet i veçantë etnik e kulturor. Vizioni i BESËS, sipas tij është RIDEFINIMI i Maqedonisë si shtet i barabartë e konsensual i shqiptarëve dhe maqedonasve me të drejta dhe detyrime të barabarta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme