Kasami në teren, inspekton rrjedhën e punimeve në Bulevardin “Ilinden”

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i shoqëruar edhe nga kryeshefi i policisë dhe drejtori i parkingjeve të qytetit, kanë inspektuar rrjedhën e punëve për pastrimin e bulevardit “Ilinden” nga parkimet jo ligjore. Hapi i këtillë dhe me intensitet të shtuar nga merimanga e qytetit dhe SPB e Tetovës do të vazhdojë me intensitet të shtuar deri në 15 gusht, për aq sa do jenë mërgimtarët në vendlindje, ndërsa do të ndalohen për qarkullim makinash në orët e mbrëmjes edhe bulevardi Iliria, ku janë paraparë që të zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore, në kuadër të Verës Kulturore Tetovare.

“Bashkë me kryeshefin e SPB-së dhe Drejtorin e parkingjeve jemi këtu para gjykatës për të parë lirimin e kësaj rruge nga makinat e parkuara jashtë Ligjit, dhe të jetë në funksion të komunikacionit dhe qytetarëve. Në kuadër të marrëveshjes me SPB-në dhe Parkingjet e Tetovës, rrugët dhe bulevardet ku është e ndaluar parkimi, banorët nuk do lejohen të parkojnë sepse pengojnë lëvizjen e lirë të makinave. Banorët e Tetovës, lusim që në këtë periudhë të mos dalim me makinat e tyre por të shfrytëzojnë transportin publik që të mos rëndojmë lëvizjen e lirë të makinave sa janë mërgimtarët këtu. Ky është aksioni i parë me SPB që kemi tanimë bashkëpunim të mirë, dhe në ditët në vijim bashkë me SPB do jemi në koordinim të përditshëm për të qenë në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme