Kasami: Rasti “Monstra” shfaq fytyrën e vërtetë të “monstrave politike”

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka reaguar lidhur me lirimin me kusht të shqiptarëve që u burgosën në rastin e njohur gjyqësor si “Monstra”.

Ai ka kërkuar lirimin e plotë të tyre.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Bilall Kasamit

5 vite në burg, 5 vite padrejtësi nga një sistem i degraduar i drejtësisë që aplikon standarde të dyfishta.
Lirimi me kusht i të burgosurve të rastit “Monstra” është tregues se sa e kushtëzuar është liria e shqiptarëve të Maqedonisë, madje edhe në rastet kur ekzistojnë prova që flasin për pafajsinë e tyre.
Lëvizja BESA do të angazhohet maksimalisht dhe do ta ngrisë zërin në të gjitha instancat që shqiptarët të mos jenë “fajtori kujdestar” të cilët i ndëshkon pushteti sa herë që ata duan ta mbulojnë faktin se “monstrat” kryesore politke ishin ata që i përfaqësuan shqiptarët e Maqedonisë deri më tani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme