Kasami reagon kundër arrestimeve në Prishtinë: Albini çdo herë ishte me popullin!

Sot z. Albin Kurti u arrestua pse mbrojti kauzën e njëtë politike që dikur e mbronte z. Ramush Haradinaj, për mbrojtjen e territorit dhe pengimit të shtrirjes së një pushteti autonom brenda Kosovës, i njohur si asociacioni i komunave me shumicë serbe, vlerëson lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në reagimin e tij kundër arrestimit të Albin Kurtit.
“Njëjtë sikur z. Kurti dhe z.Haradinaj, edhe Lëvizja BESA është derivat i pakënaqësisë së popullit dhe forcë politike që mbron interesat e shqiptarëve pa dallime të përkatësisë partiake.

Politika nuk është as çështje elitare e as provinciale, por veprimtari që për qëllim duhet të ketë të mirën kolektive. Këtë më së miri e shprehin liderët e kalibrit të Albin Kurtit i cili asnjëherë nuk lejoi që interesi i elitave partiake të sundojë mbi interesin e popullit”, thekson Kasami, lidhur me arrestimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai shton se politika nuk përkufizohet as me të parin e katundit e as me të fundin e shehrit, “por me hapjen e rrugëve drejt të ardhmes më të mirë të popullit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme