Kasami selam Gruevskit: Ridefinimin do ta ndjekësh nga Idrizova (VIDEO)

Gjatë tubimit të mbajtur mbrëmë në Bogovinë të Tetovës, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se platforma e koalicionit “Rilindje me Besë” është një platformë reale e cila do të realizohet dhe se e njëjta është bërë ankth për politikanët maqedonas.

Duke ju përgjigjur këtyre të fundit për deklaratat e tyre kundër kësaj platforme, Kasami tha se ish kryeministri Nikolla Gruevski, do ta sheh ridefinimin e Maqedonisë nga televizori i burgut të idrizovës. “Tani shoh se me këtë armatë të profesionistëve, me këtë armatë të djemve e vajzave të moralshme të shqiptarisë, ne i themi Gruevskit se ridefinimin e këtij shteti do ta shohë në televizorin e burgut të Idrizovës. Dhe po ja heq mallin edhe Ali Ahmetit se koalicioni Rilindje me Besë nuk ka program, nuk ka ptalformë, nuk ka ofertë as politike as ekonomike. Ne që në daljen tonë të parë në skenën politike kemi përgaditur edhe platform politike, Ridefinimin, i cili është ankth, i cili po ja prish gjumin edhe Nikolla Gruevskit edhe shumë politikanëve tjerë maqedonas”, tha Kasami para bogovinasve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme