Kastrati: Me murin merret Qeveria, Agim Bahtiri të merret me komunën

Sot është afati i fundit për rrënimin e murit të ndërtuar në veri të Mitrovicës, sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës. E kjo rezolutë sipas ish-kryetarit të Mitrovicës Jugore Avni Kastrati duhet të zbatohet sa më parë. Ndërkohë AI thotë se se kryetari i Komunës Agim Bahtiri nuk duhet të merret me çështjen e murit.

 

“Rezoluta duhet të zbatohet sa më parë. Sot është dita e fundit, por nuk është diçka që nuk mund të realizohet në ditët në vijim. Mendoj që edhe ndërkombëtarët edhe Serbia kanë luajtur lojë, sepse pikërisht në këtë ditë është thirrur takimi në Bruksel. Kosova e trajton këtë si çështje të brendshme. Shpeshherë thuhet se mund të tensionohet situata nëse muri rrënohet. Por unë dua t’ju them diçka ndërkombëtarëve: “Pse nuk u tensionua situata kur ai u ngrit?”, tha Kastrati për Klan Kosova.

Më tej ai tha se nëse muri nuk rrënohet, e ardhmja pritet të ketë edhe më shumë probleme dhe sfida të tjera.

“Nëse nuk rrënohet ky mur në të ardhmen do të shohim probleme dhe sfida tjera, sikur ndërtimet në Luginën e Diellit. Duhet që njerëzit ta dinë se Kosova i ka institucionet e veta që mund ta kryejnë këtë punë”.

Ndër të tjerash, Kastrati për Bahtirin tha se ai nuk duhet të merret me çështje që s’janë punë e tij.

“Bahtiri duhet me i kry punët e veta në komunë, dhe duhet ta zbatojë ligjin për qeverisjen lokale, nuk duhet me u marrë me çështje që s’janë punë e tij. Ma e dobishmja për Mitrovicën dhe Kosovën është se Bahtiri duhet të merret me punë të veta. Të gjithë duhet me qenë të shqetësuar për këtë problem. Nëse nuk marrim hapa konkret për rrënimin e murit, kemi me pas probleme të tjera, të tilla si treni. Jam shumë i sigurt se Beogradi nuk jep urdhër që shkon në dobi të Republikës së Kosovës”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme