Përmes rrjetit të tij social, anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi ka shtruar pyetje tek udhëheqësit e Lëvizjes BESA dhe ata të Aleancës për Shqiptarë.
Më poshtë e gjeni të plotë postimin:
Më në fund një lajm i mirë shumë i pritur për anëtarët dhe mbështetësit e Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për Shqiptarët.
E para: Edhe pse shumë u kërkua nuk u aritë që të meren vesh për bashkëpunim para zgjedhjeve parlamentare dhjetor 2016 dhe shumë mandate u humbën për të dy subjektët
E dyta: Edhe pse shumë u kërkua nuk u mbri marrëveshje para zgjedhjeve lokale Tetor 2017 rreth i parë dhe u humbën shumë këshilltarë dhe kryetar komune rrezikohen
E treta: Sot përmes një foto të përbashkët të kryetarëve të partive sëbashku me njerëzit e dytë po të gjithë pjesë e proceseve të bisedimeve të dështuata të më parshme na dhanë një shpresë të mirë një dëshmi që evoluan në qëndrimet e tyre për të mirë.
Parashtrohet pyetja pse përpara po ju nga foto takoheshit por smereshit dotë vesh?
Çka ju bëri sot që të bëni këtë veprim të mirë e jo më parë, a jeni sot më patriot se atëherë dhe a e bëtë për interes kombëtar që u pajtuat, apo interesi i rrezikimit të mandateve ju vetëdisoi?
Më në fund gëzuar votuesin dhe shqiptarin.
Më mirë ndonjëherë se asnjëherë. Vazhdoni kështu bashkohuni e mos u armiqsoni dhe ofendoni si në të kaluarën.