Katalonja në zgjedhje të parakohshme më 21 dhjetor

Kryeministri spanjoll ka njoftuar përmes një konference për shtyp, pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Ministrave, se Katalonja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 21 dhjetor.

Masa ekstreme vjen në vazhdën e masave të imponuara nga aktivizimi i paprecedentë i nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, që i jep mundësi qeverisë së Madridit të marrë kontrollin e plotë të njërit prej rajoneve autonome të vendit, Katalonjës.

Rajoy njoftoi se shpërbën nga ky moment Parlamentin e Katalonjës, si dhe iu heq të gjitha fuqitë kontrolluese si institucioneve rajonale, ashtu edhe policisë katalanase.

Rajoy shtoi se shteti spanjoll ka të gjitha mjetet e nevojshme dhe të mjaftueshme për të rikthyer ligjshmërinë në rajonin e Katalonjës, edhe pse theksoi se kjo nuk do të thotë kufizim apo heqje të autonomisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme