Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, bëri të ditur se vendi i tij do të realizojë investim direkt prej 15 miliardë dollarësh në Turqi, njoftoi presidenca turke, transmeton Anadolu Agency (AA)
Al Thani u prit sot në një takim në Kompleksin Presidencial në Ankara nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan
Sipas një njoftimi të Qendrës së Shtypit të Presidencës së Turqisë, dy liderët gjatë takimit kanë këmbyer mendime në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale
Ndërkohë, edhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, konfirmoi zotimin e Katarit për të investuar 15 miliardë dollarë në Turqi.
“Katari do të realizojë investim direkt prej 15 miliardë dollarësh në Turqi. Themelet e ekonomisë turke janë solide dhe Turqia do të dalë nga ky proces duke u forcuar”, ka shkruar Kalın në rrjetin social Twitter.
“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Katarit bazohen në themele solide të miqësisë së vërtetë dhe solidaritetit”, shtoi zëdhënësi presidencial i Turqisë.