Kategorizimi përçan veteranët e UÇK

Ndarja e veteranëve në tri kategori me Ligjin për plotësim-ndryshim të Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon të kundërshtohet nga përfaqësuesit e veteranëve të Pejës, Gjakovës, Deçanit, Istogut dhe Zonës Operative të Pashtrikut.

Ata i kanë bërë thirrje edhe njëherë presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që të mos e nënshkruajë këtë ligj, pasi, sipas tyre, ky ligj po dëmton rëndë luftëtarët e lirisë, duke i kategorizuar ata.

Por, ndryshe nga ta mendon udhëheqja e re e OVL e UÇK-së. Madje për të mbrojtur këto ndryshime në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, pesë ditë më parë, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj, edhe pse ishin ftuar që të monitoronin ndryshimet, shkaktuan konflikt verbal, duke akuzuar deputeten Aida Dërguti, kur kjo e fundit iu tha se veteranët po tradhtohen nga kjo udhëheqësi, shkruan “Koha Ditore”.

E debati i ashpër mes përfaqësuesve të shoqatës dhe Aida Dërgutit dhe disa deputetëve tjerë ka vazhduar për disa minuta. Pas kësaj përfaqësuesit e veteranëve kanë dalë nga salla e Kuvendit, ku mbahej seanca, e cila u detyrua t’i ndërpresë punimet për shkak të tensioneve të shkaktuara.

E nuk kanë munguar as ofendimet dhe fyerjet në adresë të deputetes Dërguti, nga kryetari i Shoqatës së Veteranëve. “Mos bën me gisht, se ta shti atë gisht në gojë”, i ka thënë Hysni Gucati nënkryetares Dërguti. Koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme