Katër anëtarë të KQZ-së kanë kërkuar mbledhje urgjente për të ndalur numërimin e votave të ardhura me postë nga Serbia.
Siç njofton KosovaPress, katër anëtarët e KQZ-së po kërkojnë mbledhje, në mënyre që të vendoset për ndalimin e numërimit të votave të ardhura jashtëligjshëm nga Serbia.
Sami Hamiti e Salih Morina nga LDK, Ilir Gashi nga PDK dhe Alfred Kinolli nga komunitetet jo serbe, kanë kërkuar zyrtarisht nga KQZ të mbajë mbledhje.
Vetëm anëtarët e VV-së në KQZ dhe Valdete Daka ende nuk kanë dalë me qëndrim se si të procedohet më këtë çështje.