Prandaj, më poshtë ju sjellim katër arsye se përse duhet të filloni të ecni çdo ditë:
Ecja është më e lehtë për trupin tuaj sesa ushtrimet tjera fizike si vrapimi. Ecja mund të mjaftojë që të gëzoni një shëndet më të mirë dhe të jeni aktivë fizikisht, e gjithashtu me kohën ju do të ndërtoni qëndrueshmëri dhe forcë – pa pasur nevojë të përdorni ndonjë pajisje.
Ecja është ushtrim i tërë trupit
A e keni shikuar ndonjëherë dikë duke ecur? Jo një garues, por një person të thjeshtë duke ecur shpejt. Trupi i njeriut ecë me lëvizje të sinkronizuara, i përfshin të gjithë nyejt, muskujt dhe tendoset.
Këmbët, kyçet, gjunjët, ijët, etj., funksionojnë me një ritëm dhe gjithashtu përfshihet edhe pjesa e epërme e trupit.
Prandaj, shumë lehtë mund të thuhet se ecja nuk është vetëm ushtrim për këmbët, por për të gjithë trupin.
Avantazhet e ecjes
Doktorët thonë se njerëzit që ecin rregullisht kanë një shëndet më të mirë dhe vuajnë më pak nga lëndimet sesa njerëzit që ushtrojnë rreptë.
Përfitimet e ecjes
Disa nga përfitimet që i sjellë ecja si ushtrim fizik, sipas Harvard Medical School, janë:
– Shtypje më e ulët e gjakut dhe rrezik i zvogëluar i pësimit të sulmit të trurit
– Zvogëlim i rrezikut të sulmeve të zemrës dhe kolesterol më i ulët
– Rritje në densitetin e eshtrave dhe rrezik më i ulët për t’i thyer eshtrat
– Rritje e ndjesisë së mirëqenies, etj. /Lajmi.net/