Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, po përballet me akuza të reja për abuzime seksuale.
Tani ai po akuzohet nga katër gra, të cilat pretendojnë se ai i ka sulmuar në fillim të këtij shekulli, gjatë kohës sa kishte bashkëpunuar me pasanikun, Ron Burkle.
Femrat, të cilat nuk u identifikuan, kanë punuar në pozita më të ulëta në organizatën e Burkle, shkruan rtv21.tv Clinton ka ndihmuar biznesin e Burkle dhe nëpër botë ka udhëtuar me aeroplanin e tij privat.
Ish-presidenti amerikan, i cili sot ka 71 vjet, disa herë është përballur me akuza se ka abuzuar femrat seksualisht, e afera e tij më e njohur është ajo me Monica Lewinsky.
Edward Klein, ish-redaktor i New York Times dhe autor i disa librave, përfshirë këtu edhe ato për familjen Clinton, në fund të tetorit botoi librin më të ri, në të cilën shpalos akuzat më të reja kundër Clintonit.