Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli të pafajshëm katër imamët Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, si dhe Fuad Ramiqin.
Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, ka deklaur se gjykata nuk nuk ka vërtetuar gjendjen faktike ashtu siç thuhet në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit, andaj në mungesë të provave të gjithë të akuzuarit lirohen nga aktakuza.
Enes Goga, Mazllem Mazllemi, Idriz Bilibani, Bedri Robaj e Fuad Ramiqi ishin të akuzuar për nxitje për t’ju bashkuar luftës në Siri, permes ligjëratave të ndryshme.