Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria tre persona, ndërsa janë regjistruar katër kallëzime për dhunë në familje.
“Më 03.05.2026 në orën 01:30 në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria B.D. (55) nga Velesi, me qëndrim në Ohër, duke vepruar sipas kallëzimit të bashkëshortes së tij jashtëmartesore 21-vjeçare, se në banesën ku qëndrojnë në Ohër e ka sulmuar fizikisht, ndërsa gjatë këtij veprimie ka goditur edhe foshnjën e tyre. Pas dokumentimit të rastit do të paraqitet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.
Më 02.05.2026 në orën 18:00 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë privuan nga liria një burrë 50-vjeçar nga Sveti Nikolla, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak nga bashkëshortja e tij 55-vjeçare se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht. Gjatë verifikimit të kryer, është konstatuar se I.B. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht ka pasur 1,29 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.
Më 02.05.2026 në orën 23:00, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria R.R. (39) nga Shkupi, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht, i ka bërë kërcënime dhe ia ka dëmtuar telefonin celular. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet parashtresë./Alsat.mk.



