Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në dy raste, në Podujevë e Istog, dy burra kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.

Në Istog, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq në të dyja rastet të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar i cili thuhet të ketë ushtruar presion ndaj familjarëve të tij.

Ndërkaq në Gjakovë, nën ndikim të alkoolit djali ka keqtrajtuar psiqikisht nënën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme