Në orët e hershme të ditës së djeshme në një lokal në fshatin Sedllarcë e Epërme të Komunës së Tetovës, janë sulmuar fizikisht katër shtetas të Kosovës. Sipas denoncimit në polici, thuhet se sulmuesit kanë përdorur mjete të forta si dhe kanë pasur armë zjarri.
– Advertisements –
“Dje (28-nëntor) në ora 05:20, personat K.T. (38), J.B. (49), A.D. (28) dhe R.Sh (29) të gjithë nga Republika e Kosovës në SPB Tetovë kanë raportuar se rreth orës 04:00 në një objekt hotelerie në Sedlarcë të Epërme të Tetovës, ku kanë qenë duke qëndruar, janë sulmuar fizikisht nga disa persona, përfshirë edhe pronarin e objektit. Sipas denoncimit thuhet se sulmuesit kanë përdorur edhe mjete metalike dhe dy prej tyre dyshohet se kanë pasur armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.