Katër shtete amerikane janë duke e paditur Administratën e presidentit Donald Trump, për shkak të urdhrit të tij ekzekutiv për ndalimin e emigrantëve nga disa vende të caktuar të botës me shumicë myslimane, duke e quajtur atë shkelje të Kushtetutës, shkruan Express, përcjell Portalb.mk.
Massachusetts, New York, Virgina dhe Washington janë katër shtetet që e kanë paditur Shtëpinë e Bardhë, transmeton Express.
“Në thellësi, kjo [urdhri i Trump-it] është shkelje e Kushtetutës,” ka thënë Prokurori i Përgjithshëm i Massachusetts, Maura Healey.
Sipas tij, urdhri i Trump-it i diskriminon njerëzit në baza fetare si dhe në bazë të vendit nga vijnë.
“Është diskriminim ndaj njerëzve në bazë të fesë së tyre dhe në bazë të vendit nga vijnë ata,” ka thënë ai.
Të premten, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA për të paktën 90 ditë qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, Iran, Irak, Siri, Somali, Sudan, Jemen, Libi./