Katër të arrestuar për dhunë në familje në Kosovë

Katër persona janë arrestuar për 24 orë në Kosovë për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Policisë në fshatin Saradran në Istog janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar (babë e djalë), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes veti. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njeri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.

Një mashkull është arrestuar në fshatin Çikatovë e vjetër në Gllogoc i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan dhe djalin e tij, po ashtu i dyshuari në dorë kishte marr armën e gjuetisë të cilën e posedonte pa leje. Viktimave ju është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq në fshatin Ternavë në Podujevë është arrestuar e dyshuara femër, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme