Katër të arrestuarit të dyshuar për terrorizëm, pjesëtarë të “Syrit të popullit”

Katër personat, të cilët u arrestuan të enjten nga Policia e Kosovës nën dyshimin për terrorizëm, i përkasin organizatës “Syri i popullit”, shkruan sot Koha Ditore.

Ragip Sallova, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, siç ka mësuar “Koha Ditore”, janë arrestuar pas hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës rreth veprimtarisë së kësaj organizate.

Prokuroria dyshon se të katërtit janë të përfshirë në veprimet dhe në platformën e organizatës, e cila dyshohet se ka përgatitur një listë me persona të ndryshëm, të cilët i ka quajtur “tradhtarë të kombit” dhe të cilët ka planifikuar t`i vrasë.

Si pasojë e kësaj platforme, në muajin mars të këtij viti është bërë atentat ndaj avokatit Azem Vllasi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme