Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident ishin të përfshirë dy automjete.
“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Stanovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.