Katër ushtarë kolumbianë vriten në pritë nga bandat e drogës

Katër ushtarë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një pritë të organizuar nga një bandë droge afër qytetit Caucasia, i cili shtrihet në pjesën veriore të Kolumbisë.

Pas këtij sulmi besohet se qëndron banda e fuqishme kriminale, e njohur si “Klani i Gjirit”. Qeveria dërgoi ushtarë në këtë zonë pas raportimeve për të shtëna me armë mes grupit “Klani i Gjirit” dhe një grupi rival të tyre, të quajtur “Los Caparrapos”.

Vendi ku ndodhi vrasja e ushtarëve cilësohet rrugë e rëndësishme transiti për trafikimin e drogës jashtë Kolumbisë dhe dallohet me shkallë të lartë të dhunës.

Forcat kolumbiane të sigurisë thonë se grupi “Klani i Gjirit” është banda më e fuqishme kriminale në këtë shtet. Kjo bandë besohet se ka lidhje të gjera ndërkombëtare, ndërsa nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara si organizatë e dhunshme kriminale dhe e armatosur me armë të rënda.

Kjo bandë drejtohet nga Dairo Antonio Usuga, i njohur me nofkën “Otoniel”. Ajo merret kryesisht me trafikim të drogës dhe të njerëzve, nxjerrje ilegale të arit dhe rrëmbim të pasurisë.

Autoritetet amerikane i kanë ofruar 5 milionë dollarë shpërblim për personat që ofrojnë informata për arrestimin e udhëheqësit të bandës, shkruan “BBC”,

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme