Katër voglushë ndërruan jetë për një periudhë të shkurtër vetëm në një komunë të Kosovës

Katër voglushë kanë ndërruar jetë për një kohë të shkurtër, nga komuna e Podujevës.

Gjatë ditës së sotme, ka vdekur voglushi 14 muajsh nga Podujeva, , Uzeidi Sfishta, shkruan Gazeta Blic.

Voglushi nga Podujeva, kishte qenë që një kohë duke u trajtuar në njërin nga spitalet e Turqisë, pas një sëmundje të rëndë që e kishte kapluar.
Ai do të varroset nesër, në ora 14:00, në varrezat e qytetit të Podujevës.

Javë më parë, pas një sëmundje të rëndë, vdekjen e gjeti edhe Unik Statovci.

Për një kohë të gjatë, vogëlushi Unik Statovci pati qëndruar në spitalin Tirsova të Beograd-it, për t’u shëruar pasi lindi me një sëmundje të rëndë.

Uniku ishte diagnostifikuar me një infeksion viral në mushkëri.

Teo Murati, i lindur më 8 gusht 2018, kishte ndërruar jetë më 12 shkurt të këtij viti.

Agon Abdullahu, 22 shkurt të këtij viti kishte ndërruar jetë, po ashtu nga një sëmundje të rëndë.

Voglushi kishte lindur më 10 qershor 2016, dhe kishte qenë nga fshati Sibofc i Epërm i Podujevës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme