Katërmbëdhjetë persona u lënduan në një aksident rrugor në autostradën Kumanovë-Shkup

Të paktën 14 persona janë lënduar në një aksident rrugor që
ndodhi në udhëkryqin në autostradën Kumanovë-Shkup.
Aksidenti ndodhi dje pasdite para orës 18 dhe në të sipas informacioneve paraprake kanë marr pjesë një xhip, një autobus dhe edhe një automjet.
“Nga 14 personat e lënduar, dhjetë janë nga autobusi, katër nga xhipi dhe janë shtetas të R. së Shqipërisë. Dy prej tyre për shkak të karakterit të lëndimeve janë dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa dy janë mbajtur në mjekim të mëtejshëm në pavjonin e kirurgjisë në Kumanovë dhe janë
jashtë rrezikut të jetës”, deklaroi drejtori i spitalit të Kumanovës, Arif Latifi.

Dhjetë të lënduarit e tjerë, udhëtarë nga autobusi, pas ndihmës së dhënë janë dërguar në mjekim
shtëpiak.
Sipas mediave shqiptare në njërin prej automjeteve të përfshirë në aksident “Range Rover” me targa të Shqipërisë AA 908 PY, ishte pasagjer dhe ish-ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.
Në një prononcim për gazetën “Panorama”, mbrëmjen e djeshme ish-ministri Arben Ahmetaj bëri të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital.
Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugës për shkak të reshjeve të shiut të rëna në zonën ku ndodhi ngjarja ditën e djeshme.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kryen prokurori dhe ekipi i SPB të Kumanovës, prej ku paralajmëruan informacione të hollësishme gjatë ditës së sotme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme