Kati i parë i hotelit thuajse i shkatërruar, gjurmë gjaku në oborr, qytetarët menduan se…

Edhe këtë fundjavë, sytë e qytetarëve dhe medias janë kthyer sërish në Velipojë, ku pak ditë më parë qyteti u trondit nga një masakër që la 4 viktima.

Këtë herë, në një hotel të qytetit, katër anëtarët e një familjeje, me mbiemër Gjoka, tre vajza dhe një djalë 11-vjeçar, kanë mbetur të plagosur dhe me djegie në 85-90% të trupit, nga shpërthimi i një bombole. Dy më të vegjëlit e shtëpisë janë në gjendje më kritike.

Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të hotelit, ku ndodhet edhe kuzhina e tij.

Kati i parë i hotelit është thuajse totalisht i shkatërruar dhe në oborr ndodhet edhe bombula e gazit e cila u bë shkak i ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë gazetari i Panorama raporton se sheh edhe gjurmë gjaku në oborrin e hotelit.

Nga raportimet e para, dyshohet që në hotel nuk ka pasur pushues të tjerë.

Hoteli ndodhet në plazhin e Velipojës, përballë rrugës numër 5 në zonën kryesore.

Qytetarët që kanë dëgjuar këtë shpërthim kanë menduar se mund të ishte dinamit apo lëndë plasëse pasi ka qenë një zhurmë e madhe. Shpërthimi është dëgjuar shumë në plazhin e Velipojës.

Ndërkohë punonjësja e ambulancës, që ka mbërritur në vendngjarje, ka treguar, se gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë, ndërsa ka shtuar se nëna dhe tre fëmijët e saj kanë pësuar djegie në 85-90% të trupit.

“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit. Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur punonjësja.

Informacioni paraprak nga Policia

Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme