“Katimerini”: Bisedimet midis dy ministrave të punëve të jashtme kanë përparuar mjaft

Para përfundimit të muajit Parlamenti grek do ta ratifikojë fazën e dytë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim të Maqedonisë me BE-në, ndërsa menjëherë pas saj Greqia do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në Nismën Adriatoko – Joniane, shkruan “Katimerini”, lidhur me realizimin e lëshimeve që u dakorduan Zaevi dhe Ciprasi, në Davos.

Gazeta shton se ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit, tashmë janë publikuar në “Gazetën Zyrtare”, ndërsa “riemërtimi ndoshta tashmë javën e ardhshme ta sjellin Koxiasin nga Athina në Shkup, me fluturim, i pari i këtij lloji pas pothuajse 12 vjet”.

Në analizën e sotme me titull “Kontakte të shpeshta, por pa marrëveshje për çështjet e vështira”, gazeta i analizon ngjarjet e fundit në marrëdhëniet Maqedoni-Greqi.

“Negociatat midis Shkupit dhe Athinës për dallimet rreth emrit hyjnë në ujëra të panjohur, sepse bisedimet midis dy ministrave të punëve të jashtme kanë përparuar mjaft, duke gjetur vetëm për disa nga çështjet për të cilat po bisedohet, shkruan “Katimerini” në analizën, ndërsa pika të vështira në bisedimet i përmend emrin, identitetin dhe Kushtetutën./SAKTE.NET

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme