Ish ministri britane për çështje evropiane, Denis Mekshejn, vlerëson se presidenti francez Emanuel Makron ka rezerva ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë për shkak të popullsisë myslimane në këto dy vende. Sipas Mekshejn, me caktimin e datës për negociata për këto dy vende, Makron frikohet se mund t’i japë “municion” opozitares ekstremiste Marin Le Pen për ta sulmuar.
Në tekstin për gazetën greke Katimerini, Mekshejn vlerëson se Franca nuk duhet të bëjë një gabim të tillë.