‘Kaubojsi’ i përgjigjet Metës: Nuk me njeh mua? Do më kujtosh edhe natën, do ta zhduk LSI-në…

Një ditë pasi kreu i Kuvendit, ilir Meta deklaroi se nuk e njihte deputetin e Partisë Socialiste në Lezhë, Eduart Ndocaj, sot ka reaguar ky i fundit.
Në një status në Facebook, Ndocaj shprehet i indinjuar sesi kryetari i Kuvendit nuk njeh një deputet. Ndër të tjera ai im kujton kreut të LSI-së se objektivi i tij është zhdukja nga qarku i Lezhës i kësaj force politike, Ndocaj zbulon edhe disa diskutime me senatorë amerikanë në lidhje me Metën gjatë vizitave të tij në Uashington.

Deklarata e plotë

Se kisha ne plane te merresha me te, por duke analizuar, sic thote ai vete me “Qetesi e Dashuri”, arrita ne perfundimin, se ajo qe thote Meta eshte shume e rende per institucionin qe ai perfaqeson. Kryetari i deputetit nuk njeh deputet. Ndoshta ai sheh vetëm euro kudo e aty ku s’ka euro, s’ka gje.

Desha ta le te qete Meten te pakten keto dite se ka siklete te mëdha, por hekuri rrihet sa eshte i nxehte. Keshtu vendosa t’i shtohesha edhe une Metes ne sikletet e tij.

Meta ka shume te drejte qe thote se nuk me njeh! Po te kisha qene une Kryetar i PS as nuk do te kishte shansin te me njihte, por Rama beri gabimin qe beri Berisha, sepse e ftoje dhe e beri pjese te qeverisjes.
Keshtuqe Meta jo vetem nuk shkoje para drejtesise ashtu sic flitej, por e forcoje imunitetin e tij politik. Meta nuk me njeh mua se nuk jam pjese e pazareve, tenderave dhe nuk mbuloje drejtorite e LSI.

Megjithate, politikisht me mire se me njeh Meta nuk me njeh askush. Sa me njeh Meta politikisht nuk me njeh as Rama e as Berisha.

Meta me ka njohur shume mire ne 2015 ne Lezhe dhe ai e di se objektivi im politik eshte ne 2017 me e zhduk kete force politike jo vetem nga Lezha, por nga i gjithe Qarku. Meta me njeh mire politikisht, sepse une jam nga Veriu dhe verioret ai i njeh shume mire. Mandje thuhet se edhe i ka shume qejf.

Nese analizohen ngjarjet e fundit me deputetet nga Veriu kuptohet dashuria qe Metes ka per ta. Madje ai ka nje dashuri aq te madhe per djemte e Veriut sa perjashtoje edhe deputetin e tij dibrane, z. Spahiu.

Isha per vizite zyrtare ne SHBA ne nje dite me te ne Uashington, dhe atje vete personalisht e kuptova se amerikanet e “kishin” shume qejfe. Une, i informova me detaje miqte tane matane oqeanit per bemat dhe politiken e Metes.

Madje, disa senatore kane mbajtur shenime dhe i kane paraqitur ne komisionet e Politikes se Jashtme. Madje aq qejf e kane sa cdo zyrtare qe vjen nuk dinjon me e takuar. Ndersa vete Meta sa here shkon ne Amerike takon grupe lobi qe nuk perfaqesojne asgje ne institucionet e SHBA-ve.

Une, e kuptoj se Meta po kalon nje periudhe shume te veshtire. Nese vota ime duhet per t’ia bere edhe me te veshtire, ajo do te jete gjithmone e keshtu do te kete mundesi te me kujtoi edhe naten. Me dashuri e pa qetesi! Eduart Ndocaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme