Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi goditi me thikë një 44-vjeçar në qytetin e Kavajës.
Shtetasi i Shqipërisë me inicialet A.M, banues në Tiranë, dyshohet se në fshatin Kryemëdhenj, në një lokal, ka goditur me thikë shtetasin A.B, vjeç 44 banues në fshatin Synej, transmeton Klan Kosova. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për trajtim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Kryemëdhenj, në një lokal, ka goditur me thikë, shtetasin A.B, vjeç 44 banues në fshatin Synej, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Nenet 88/1 e 279 të Kodit Penal.