Kayo dhe trafiku i armëve/ Gazetari: SPAK të marrë këto deklarata të Ardi Veliut e Arjeta Pucës dhe e ka dosjen hetimore mbi tavolinë

Nga Klodian Tomorri

E pyet Fevziu Ardi Veliun:

“Ore, shteti do të kishte 45 për qind të aksioneve te Timak Defence dhe privati 55 për qind. Pse përfundoi shteti me 20 për qind dhe privati me 80 për qind?”

“Po, sepse partneri privat, gjatë negociatave, trefishoi know-how-n”, përgjigjet Ardi Veliu.

Ue, ue, ue!

Ardi e di edhe si matet trefishimi i know-how-t. Ke një Ardi, për shembull. Gjen edhe dy të tjerë si Ardi dhe, ja ku e ke: ke trefishuar know-how-n!

Dhe thagmat vazhdojnë.

E pyet Fevziu Arjeta Puçen:

“Me sa vende eksportoni sot me Timak Defence?”

“Po, kemi biseduar me shumë vende”, përgjigjet Arjeta.

E bukura është se, vetëm një muaj më parë, “i madhi” kishte thënë se Timak Defence ka kontrata dhe eksporton në 31 vende të OKB-së.

Por Arjeta e di që bisedimet quhen eksporte.

Fjala vjen, i shkruan Elon Muskut në Facebook ose Instagram dhe, sipas kursit të Arjetës, quhesh se je ortak biznesi me Elon Musk-un.

Ose i shkruan Taylor Swift-it në Facebook dhe quhesh se e ke zënë të dashur.

Ua, ua, ua!

Ecim më tutje.

“Armët e prodhuara nga ne sot përdoren në vende që janë në konflikt”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes në Parlament në prill të këtij viti. Me zë dhe figurë.

E pyet Fevziu përsëri Ardi Veliun:

“Çfarë armësh prodhohen sot në Shqipëri?”

“Do të prodhohen, sipas standardeve të NATO-s”, përgjigjet Veliu.

**Do të prodhohen…**

Të keqen e Fantocit!

Këta të SPAK-ut nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë veprim hetimor. Vetëm me këto deklarata, duket sikur dosja u vjen gati në tavolinë.

The post Kayo dhe trafiku i armëve/ Gazetari: SPAK të marrë këto deklarata të Ardi Veliut e Arjeta Pucës dhe e ka dosjen hetimore mbi tavolinë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme