Kazakistani në flakë/ Protestat antiqeveritare s’kanë lidhje me gazin

Forcat e sigurisë në Kazakistan vranë dhjetëra protestues antiqeveritarë, që kanë dalë në rrugë pas dyfishimit të çmimit të gazit për makina. Rusia ka dërguar trupa me kërkesë të presidentit kazak, ndërsa situata mbetet e rëndë

Nga Olga Ivshina, BBC

Shpejtësia me të cilën këto protesta u kthyen në të dhunshme mund të ketë befasuar shumë njerëz, si në Kazakistan dhe më tej në rajon. Kjo lë të kuptohet se protestat nuk kanë të bëjnë vetëm me rritjen e çmimit të karburantit.

Ky është një shtet tradicionalisht i qëndrueshëm i Azisë Qendrore, që shpesh përshkruhet si autoritar. Deri në vitin 2019, ai drejtohej nga presidenti Nursultan Nazarbayev, sundimi i të cilit u shënjua nga elementë të kultit të personalitetit, me statujat e tij të ngritura në të gjithë vendin dhe me kryeqytetin e riemërtuar sipas tij.

Megjithatë ai u largua në mesin e protestave antiqeveritare, të cilat u përpoq që t’i kufizonte duke u dorëhequr dhe duke vënë një aleat të ngushtë në vendin e tij.

Shumica e zgjedhjeve në Kazakistan fitohen nga partia në pushtet me gati 100 përqind të votave dhe nuk ka një opozitë efektive politike.

Analistët me të cilët kanë folur thonë se qeveria e Kazakistanit e ka nënvlerësuar qartësisht faktin se sa e zemëruar ishte popullsia dhe se këto protesta nuk ishin befasuese në një vend pa demokraci elektorale- ku njerëzit dalin në rrugë për t’u dëgjuar.

Dhe ankesat e tyre e tyre me siguri të plotë janë për shumë më tepër çështje sesa vetëm për çmimin e karburantit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme