KDI: Emërimet e gruas së Aliut dhe nipit të Bislimit në bord të KOSTT, shembuj flagrantë të nepotizmit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësime të thella për zhvillimet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

KDI ka thënë se emërimi i gruas së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të nipit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në bordin e drejtorëve të KOSTT, paraqet shembull flagrant të nepotizmit dhe konfliktit të interesit.

“Së pari, emërimi i gruas së Ministrit  të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe nipit të Zëvendëskryeministrit të Parë, si anëtarë të Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), paraqet një shembull flagrant të nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Ky vendim përveç se cenon integritetin e institucioneve publike, zhvlerëson edhe premtimet dhe angazhimet e partisë në pushtet për institucione të pavarura. Për më keq, kjo vendimmarrje është në funksion të përdorimit të institucioneve për interesa private dhe politike të individëve të lidhur me pushtetin”, thuhet në reagim të KDI-së.

Lumnije Zeka e Gëzim Tosuni u emëruan drejtorë të bordit të KOSTT-it.

“Është një tjetër goditje për proceset demokratike parlamentare. Ky projektligj, i proklamuar si ndër më të rëndësishmit në luftën kundër korrupsionit, nuk do të duhej të miratohej pa konsultime publike, pa debat parlamentar dhe pa përfshirjen e publikut. Ky nxitim në miratimin e tij, lë të kuptohet se projektligji po përdoret për qëllime elektorale, në vend që të shërbejë si mekanizëm kundër pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve publik.

Këto zhvillime janë tregues të një tendence shqetësuese për të dobësuar shtetin e së drejtës dhe për të favorizuar interesat e ngushta politike të partisë në pushtet. Kuvendi i Kosovës, në vend që të jetë gardian i përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit, po keqpërdoret nga shumica parlamentare për motive elektorale, duke kompromentuar kështu integritetin institucional”, thuhet nga KDI-ja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme