KDI-ja ia kujton Shalës se “deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”

KDI-ja ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratën publike të deputetit Haxhi Shala në seancën e sotme për ndryshimin e qëndrimit të tij për votimin e Qeverisë Hoti.

Deputeti Shala deklaroi që “pas vizitës së mbrëmshme në familjen time të Presidentit dhe ish- kryeministrit Haradinaj kam ndërruar mendje dhe vota ime do të jetë pro për këta dy persona dhe pro Qeverisë Hoti”.

“Rikujtojmë që Kushtetuta e Kosovës (neni 70, pika 1) lidhur me mandatin e deputetëve thotë që “deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues””, thuhet në reagimin e KDI-së.

Haxhi Shala nga Nisma i cili ishte deklaruar kundër votës së tij për Qeverinë Hoti, sot votoi për.

Shala tha se mbrëmë është vizituar nga Ramush Haradinaj dhe presidenti, por nuk ka treguar se për kë bëhet fjalë, presidentin e vendit Hashim Thaçi apo presidentin e partisë, Fatmir Limaj, të cilët “ia kanë ndërruar mendjen”. Pak më vonë, Haradinaj konfirmoi se ka shkuar me Thaçin te Shala.

“Jemi dëshmitarë të shumë ngjarjeve dhe sidomos deri sot votimin e qeverisë së re. Para dy dite kam deklaruar se nuk do ta votojë qeverinë Hoti për shkak të politizimit të partisë nga dy persona. Por mbrëmë, nga vizita që kam pasur nga presidenti dhe ish-kryeministri Haradinaj, unë do të votoj pro Qeverisë Hoti”, u shpreh Shala.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme