Së shpejti do të publikohet raporti i Komisionit Evropian në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave.
Raporti pritet të publikohet të martën ose të enjten dhe do të jap vlerësimin nëse është përmbushur edhe kriteri i fundit për liberalizim të vizave, ai i luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, transmeton gazetametro.net
KE ka dhënë sinjale pozitive për sa i përket liberalizimit, duke vlerësuar se Kosova ka përmbushur edhe këtë kriter të fundit për liberalizim.
Megjithatë, Kosova mund të mos marrë liberalizimin e vizave këtë vit. Kjo pasi shtete të fuqishme si Franca, Gjermania, Holanda e Suedia kanë rezervat e tyre në lidhje me këtë dhe mund ta bllokojnë vendimin për liberalizim në Këshill të Ministrave.