KE ka ndarë 50 milionë euro për restaurimin e Pompeit

Komisioni Evropian ka ndarë rreth 50 milionë euro për rindërtimin dhe mirëmbajtjen e qytetit të lashtë romak të Pompeit, me të cilat fonde do të financohet stabilizimi i ndërtesave dhe monumenteve të lashta, ndërtimi i furnizimit me ujë dhe rregullimi i kanalizimeve, trajnimi i personelit dhe punime tjera në rindërtimin dhe forcimin e strukturave ekzistuese.

Sipas deklaratës së KE-së, fondet do të ndahen nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal dhe pas përfundimit të punimeve, pritet të jetë i gatshëm qyteti i lashtë për të pranuar edhe rreth 200,000 turistë më shumë në vit.

Pompei ndodhet 25 kilometra larg qytetit Napoli në jug të Italisë ishte i njohur si “qyteti i argëtimit, mirëqenie dhe paqes”.

Qyteti u shndërrua në një varrezë pasi një numër i madh personash humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Vezuv 2 mijë vjet më parë.

Qyteti historik i njohur edhe me historinë misterioze të njerëzve që mbetën të vdekur nga ndikimi i llavës, u zbulua nga një fshatar italian në shekullin e 17-të i cili zbuloi mbetjet duke hapur një gropë.

© KOHA